Gjykata Themelore e Gjilanit ka liruar nga akuzat “Grupin e Dobrosinit”. Ndryshe, ky grup njihet edhe si “Lëvizja e Lirisë” që përbëhet nga 11 pjesëtarë: Valon Jashari, Skënder Jashari, Gazmend Lakna, Gazmend Xhemshiri, Qëndrim Rexhaj, Muhamed Aliu, Skender Selmani, Enver Musolli, Abdullah Zogaj dhe Jeton Shabani. Ata akuzoheshin se kanë kryer akte terroriste në shtetin e Serbisë, raporton Gazeta Express.