Kompania “Google” ra dakord të paguajë gjobën prej një miliard dollarësh kundrejt autoritetit francez për të zgjidhur një hetim mashtrimi fiskal.
Kompania është gjobitur më parë me 170 milion dollarë nën akuzat për mbledhje dhe shpërndarje të paligjshme të të dhënave personale nga përdoruesit nën moshë.
Hetuesit francezë janë përpjekur të përcaktojnë se Google me seli europiane në Dublin nuk ka paguar detyrimet e shtetit duke shmangur deklarimin e aktivitetit dhe të ardhurave.
Zgjidhja përfshin një gjobë prej 500 milion euro dhe taksa shtesë prej 465 milion euro, tha Google në një deklaratë.
Në listën e gjobave ka edhe kompani të tjera teknologjike që operojnë në Europë.
Vendet Europiane janë përpjekur të taksojnë fitimet e ndërmarrjeve shumëkombëshe të teknologjisë, të marra në juridiksionet e tyre.
13/09/2019 08:00 AM
13/09/2019 02:36 PM
13/09/2019 12:54 PM
13/09/2019 08:41 AM
2014 © Aplikacionet dhe lajme për Shqipërinë