Google i “mbyll derën” Huawei-t - Android

Get it on Google Play

Google i “mbyll derën” Huawei-t - Android

Google ka pezulluar aktivitetet me gjigantin kinez të teknologjisë, Huawei. Shërbimet që nuk do t’i ofrohen më kompanisë kineze janë ato që kanë të bëjnë me transferimin e pajisjeve, softuerëve dhe shërbimeve teknike. Ndërkohë, ata që kanë një smartfon të tipit Huawei mëe aplikacionet e Google, do të vijojnë të kenë akses në këto të […]

Google ka pezulluar aktivitetet me gjigantin kinez të teknologjisë, Huawei. Shërbimet që nuk do t’i ofrohen më kompanisë kineze janë ato që kanë të bëjnë me transferimin e pajisjeve, softuerëve dhe shërbimeve teknike. Ndërkohë, ata që kanë një smartfon të tipit Huawei mëe aplikacionet e Google, do të vijojnë të kenë akses në këto të fundit, raporton Reuters, duke iu referuar një zëdhënësi të Google.

Pezullimi mund të prekë biznesin e smartfonëve të Huawei-t jashtë Kinës, pasi gjiganti i teknologjisë menjëherë do të humbasë aksesin në përditësimet e sistemit operativ Android të Google. Versionet më të reja të smartfonëve Huawei që funksionojnë në Android gjithashtu do të humbasin aksesin në shërbimet popullore, duke përfshirë Google Play Store, Gmail dhe aplikacionet YouTube.

Vendimi vjen pak ditë pasi presidenti amerikan, Donald Trump, e vendosi kompaninë kineze në listën e zezë, duke aplikuar disa kufizime që ia vështirësojnë asaj të bërit biznes me amerikanët.

Shkalla në të cilën Huawei do të dëmtohet nga lista e zezë e qeverisë amerikanë nuk dihet ende. Ekspertët e kanë vënë në pikëpyetje aftësinë e Huawei-t për të vazhduar të veprojë pa ndihmën e Shteteve të Bashkuara.

Edhe kompanitë amerikane prodhuese të çipave dhe mikroçipave – nga Intel në Qualcomm, nga Xilinx në Broadcom – janë përshtatur me linjën e diktuar nga administrata Trump dhe kanë ndërprerë bashkënpunimin me Huawei, duke ngrirë furnizimet e destinuara për gjigantin e teknologjisë kineze. Sipas agjencisë Bloomberg, kompanitë në fjalë i kanë njoftuar tashmë punonjësit e tyre. Këto masa rrezikojnë t’i shtojnë tensionet mes Uashingtonit dhe Pekinit, të cilat janë prej mëse një viti në atë që është cilësuar si lufta tregtare, për shkak të tarifave të vendosura fillmisht nga SHBA-të mbi mallrat kineze.

20/05/2019 07:34 AM