Nga Chelsea Ritschel, The Independent
Google po punon për të reduktuar paragjykimet gjinore në mjetin e tij të përkthimit, Google Translate, pasi u akuzua për seksizëm sepse në përkthimin automatik të fjalive përfshinte përemrat mashkullorë.
Përkthimet nga anglishtja në frëngjisht, italisht, portugalisht ose spanjisht gjithashtu do të ofrojnë një alternativë femërore dhe një mashkullore për fjalë gjinore të tilla si “i/e fortë” ose “i/e bukur”.
Në të kaluarën, algoritmi i Google-it duhej të zgjidhte midis mashkullores ose femërores kur përkthente një fjalë – duke zgjedhur automatikisht gjininë mashkullore në shumë raste.
Përveç kësaj, mjeti do të ofrojë përkthime specifike gjinore për frazat dhe fjalitë nga turqishtja në anglisht.
Përditësimi vjen pasi dy profesorë të Universitetit Stanford vunë në dukje se inteligjenca artificiale e përdorur nga Google Translate po i ndryshonte artikujt e lajmeve të shkruara në spanjisht duke ndryshuar frazat që u referohen grave në “tha ai” ose “shkroi ai” në përkthimin anglisht.
“Algoritmet me defekte mund të përforcojnë paragjykimet përmes reagimeve,” shkruajnë profesorët James Zou dhe Londa Schiebinger në një artikull të titulluar “Intelegjinca Artificiale mund të jetë seksiste dhe raciste – është koha për ta bërë atë të drejtë”. “Sa herë që një programi përkthimi zgjedh automatikisht “ai tha”, rrit frekuencën relative të përemrit mashkullor në rrjet – potencialisht duke përmbysur përparimet e vështira drejt barazisë”.
Problemi ka ndodhur kur përktheni në gjuhë ku fjalët gjithashtu kanë gjini – me fjalë të tilla si “doktor” që ndryshon në gjininë mashkullore dhe “infermier” që ndryshon në gjininë femërore.
Sipas Google-it, e meta, e cila “në mënyrë të paqëllimshme kopjon paragjykimet gjinore që tashmë ekzistojnë”, u mësua nga shembujt e përkthyer tashmë në internet.
Pas pranimit dhe zgjidhjes së çështjes, gjiganti i teknologjisë njoftoi planet e tij për të zgjeruar përkthimet specifike gjinore në më shumë gjuhë, si dhe për ta futur atë dhe në Translate të IOS-it dhe Android-it.
Kompania gjithashtu tha se po mendonte se si të adresoheshin gjinitë jo-binare në përkthime – por nuk kishin plane të menjëhershme se si ta bënin këtë.
Somario
Përditësimi vjen pasi dy profesorë të Universitetit Stanford vunë në dukje se inteligjenca artificiale e përdorur nga Google Translate po i ndryshonte artikujt e lajmeve të shkruara në spanjisht duke ndryshuar frazat që u referohen grave në “tha ai” ose “shkroi ai” në përkthimin anglisht.(TemA Javore)
27/01/2019 07:57 PM
27/01/2019 12:51 PM
27/01/2019 08:03 AM
2014 © Aplikacionet dhe lajme për Shqipërinë