Gratë australiane hedhin në gjyq gjigantin gjerman të farmaceutikës - Android

Get it on Google Play

Gratë australiane hedhin në gjyq gjigantin gjerman të farmaceutikës - Android

Gjiganti gjerman i farmaceutikës, “Bayer”, është përballë akuzave të shumë grave në lidhje me një pajisje që përdoret për të parandaluar shtatzëninë e padëshiruar. Disa gra në Australi kanë ndërmarrë një nismë ligjore, me argumentin se spiralja “Essure” u ka shkaktuar probleme shëndetësore. Ankesa të ngjashme ka pasur në lidhje me këtë pajisje edhe në […]

Gjiganti gjerman i farmaceutikës, “Bayer”, është përballë akuzave të shumë grave në lidhje me një pajisje që përdoret për të parandaluar shtatzëninë e padëshiruar.

Disa gra në Australi kanë ndërmarrë një nismë ligjore, me argumentin se spiralja “Essure” u ka shkaktuar probleme shëndetësore.

Ankesa të ngjashme ka pasur në lidhje me këtë pajisje edhe në Britaninë e Madhe, SHBA dhe Kanada.

Femrat që e kanë përdorur ankohen për dhimbje kronike dhe reaksion ndaj nikelit.

Vetë “Bayer” thotë se pajisja është e sigurt, por në korrik ajo është tërhequr nga tregu amerikan, ndërsa në disa vende të tjera shitja është ndaluar, duke e shpjeguar këtë me “arsye komerciale”.

Implanti i vogël në trajtë spiraleje përbëhet nga nikeli dhe fibra të poliestrës.

Ajo përdoret si pajisje sterilizimi, pas ndalon vezën të arrijë në mitër.

Pajisja vendoset në tubat e Fallopit, ku shkakton fillimisht inflamacion. Më pas, në të njëjtin vend ndërtohet ind i ri, i cili bllokon tubat.

Por shumë gra ankohen se u është dashur ndërhyrje kirurgjikale për ta hequr spiralen.

Një grua në Australi tha se një nga efektet anësore të përdorimit të saj ka qenë humbja e kujtesës për 8 vjet.

Komplikacione të tjera kanë të bëjnë me hemorragji mestruale të çrregullt, inflamacion në zonën e legenit, dhimbje gjatë kontaktit seksual, ulje e dëshirës seksuale dhe dhimbje muskujsh.

Sipas vetë kompanisë “Bayer”, të paktën 750 mijë pajisje të tilla janë shitur në të gjithë botën. (TemA TV)

14/08/2018 06:26 PM