Habisin teoricienët - Liderët botërorë po spërkasin kimikate në qiell për të fshehur planetin shkatërrues - Android

Get it on Google Play

Habisin teoricienët - Liderët botërorë po spërkasin kimikate në qiell për të fshehur planetin shkatërrues - Android

Muajin e kaluar, teoricienët e konspiracionit parashikonin se fundi ishte afër, pasi Planet X, ose Nibiru, ishte parashikuar se do të shkaktonte një sërë tërmetesh që do të çonin në apokalips. Ndërsa parashikimet e tyre fatmirësisht nuk u realizuan, teoricienët e konspiracionit tani kanë një teori të re, këtë herë duke përfshirë hënën. Teoria e […]

Muajin e kaluar, teoricienët e konspiracionit parashikonin se fundi ishte afër, pasi Planet X, ose Nibiru, ishte parashikuar se do të shkaktonte një sërë tërmetesh që do të çonin në apokalips.

Ndërsa parashikimet e tyre fatmirësisht nuk u realizuan, teoricienët e konspiracionit tani kanë një teori të re, këtë herë duke përfshirë hënën.

Teoria e tyre e çuditshme sugjeron se udhëheqësit botërorë po përdorin hënën dhe diellin për të fshehur Nibiru, duke spërkatur kimikate në qiell.

Matt Rogers, i cili rregullisht poston video konspirative në YouTube, parashikoi se Nibiru do të shkaktonte tërmete që përfundojnë në 19 nëntor.

Dhe tani që teoria e tij ka rënë, Z. Rogers ka dalë me një shpjegim.

Në një video të re, titulluar “Qiejt tanë po spërkatënpër të mbuluar të vërtetën”, Z. Rogers tregon disa imazhe të hënës dhe të diellit të marrë në mbarë botën, raporton DailyMail.

Duke folur për një imazh të hënës mbi Austrin, Z. Rogers tha: ‘Duke kërkuar lart ne duhet të shohim hënën, jo atë rreze të dritës”.

“Unë besoj se ata janë duke përdorur një tjetër reflektor atje – ajo duket shumë e çuditshme. Kjo nuk është hëna”, thekson ai./lajmifundit.al

06/12/2017 01:05 PM