Habit deputeti - Ilir Meta do të jetë “gjel në kotecin” e opozitës, Basha nuk është dot gjel, do ia marrë partinë me dhunë me 26 prill. LSI është Lëvizja Shtëpiake për Integrim! - Android

Get it on Google Play

Habit deputeti - Ilir Meta do të jetë “gjel në kotecin” e opozitës, Basha nuk është dot gjel, do ia marrë partinë me dhunë me 26 prill. LSI është Lëvizja Shtëpiake për Integrim! - Android

Gjel në kotecin e opozitës e sheh Kryetari I PS Tiranë Ervin Bushati Presidentin Ilir Meta. Sipas Bushatit, Ilir Meta e sheh që opozita është e dobët dhe po paralajmëron

Gjel në kotecin e opozitës e sheh Kryetari I PS Tiranë Ervin Bushati Presidentin Ilir Meta.

Sipas Bushatit, Ilir Meta e sheh që opozita është e dobët dhe po paralajmëron Lulzim Bashës se “me të njëjtën dhunë që shtyu policët bashkiakë në zyrat e FRD, do e nxjerrë edhe Bashën nga zyra me 25 Prill.

“Ilir Meta na ka rritur sfidën që të merremi me një problem më shumë. Në atë kohë ato ishin votat dhe ne nuk mund të mendonim që Ilir Meta nuk do të ngrihej. Një shqiptar që ka marrë kaq shumë nga Shqipëria nuk do të lindte interesin e tij personal për atdheun.

Nuk na qëlloi kështu me këtë qytetar të Shqipërisë që quhet Ilir Meta. E zgjodhëm president dhe ai bëri shumë marrëzi politike duke mos dekretuar zgjedhjet, duke caktuar një datë tjetër, e shumë çështje të tjera. Ai do të vazhdojë të bëjë të njëjtën gjë, pasi e kupton që koteci i opozitës ka nevojë për një gjel dhe ndoshta gjeli i opozitës është Ilir Meta dhe ndoshta Lulzim Basha nuk është mjaftueshëm gjel dhe bëhet Ilir Meta, s’kan pse ta vuajnë shqiptarët këtë, por…

Ilir Meta e kishte plan të shkonte në zyrat e FRD-së. E kishte plan të shkonte dhe e ka bërë të menduar shumë mirë. Mënyra pastaj se si del nga vetja është shumë e çuditshme, por unë s’jam psikoanalist jam ekonomist. Po s’mund të thuash u gjend se nuk bie nga qielli, nuk është shi dhe u gdhive nga një ëndërr ti dhe.

Nuk u gjend e kishte të menduar mirë, por se nuk e ka menduar ai mirë s’do të thotë se nuk është strategjitikisht e saktë. Ja ka fut kot mo. Ndonjëherë ne mendojmë ca ka dashur autori të thojë me atë që ka shkuar. Autori ka shkruar do të shkoj nesër në kinema, s’ka asgjë artistike në këtë shprehje. S’ka pasur asgjë politike në atë që bëri presidenti.”

Për Bushatin, LSI nuk është Lëvizja Socialiste për Integrim por “Lëvizja Shtëpiake për Interes” ndërsa pyetjes së nëse socialistët janë penduar që me 27 prill 2017 zgjodhën Ilir Metën President I përgjigjet me “jo”.

Numri 3 në rradhët e socialistëve për Tiranën mendon se Ilir Meta nuk arriti të linte interesin familjar për atë Kombëtar ndërsa u zgjodh për të qenë qytetar i parë me shpresën se do kishte më të madhe atdhedashurinë se sa “hallin” e LSI.

Duke folur edhe për procesin e vaksinimit, Bushati paralajmëroi se duhet të merren masa për mësuesit që nuk kanë pranuar të vaksinohen.

 

 

 

c.r/ dita

20/03/2021 10:13 PM