Habit teknologjia kineze - Inteligjencë artificiale dhe dronë në luftën ndaj COVID-19 - Android

Get it on Google Play

Habit teknologjia kineze - Inteligjencë artificiale dhe dronë në luftën ndaj COVID-19 - Android

Në një zonë bujqësore mbi 53.300 hektarë dhe me më shumë se 40,000 banorë që ndodhet në qytetin Jiamusi, është aplikuar një sistem telefonatash inteligjente për të gjetur informacion mbi kushtet shëndetësore të fermerëve dhe për të zëvendësuar thirrjet dhe vizitat e tyre derë më derë. Programi, bazuar në teknologjinë inteligjente të zërit, është në […]

Në një zonë bujqësore mbi 53.300 hektarë dhe me më shumë se 40,000 banorë që ndodhet në qytetin Jiamusi, është aplikuar një sistem telefonatash inteligjente për të gjetur informacion mbi kushtet shëndetësore të fermerëve dhe për të zëvendësuar thirrjet dhe vizitat e tyre derë më derë.

Programi, bazuar në teknologjinë inteligjente të zërit, është në gjendje të analizojë informacionin ‘e dëgjuar’ dhe automatikisht të krijojë dokumente dhe forma që regjistrojnë përmbajtjen e tij me anw të tw dhënave tw gjetura.

Sistemi, i ofruar falas nga gjigandi kinez ”e-commerce JD.com” hyri në shërbim muajin e kaluar.

Sipas Zhang Hongyu, kreu i parandalimit të epidemive dhe operacioneve të kontrollit në zonën gjigande bujqësore, kjo ka përmirësuar efikasitetin e punës dhe ka shmangur ndotjen e infektimeve nga kontakti njerëzor.

“Meqenëse fermerët janë përhapur në një zonë kaq të madhe dhe fuqia punëtore lokale është e kufizuar, shumë njerëz vijnë nga jashtë çdo vit për të ndihmuar gjatë sezonit të mbjelljes së pranverës,” tha Zhang.

“Vetëm duke përdorur një qasje të tillw inteligjente, ne mund ta frenojmë epideminë me saktësi dhe me efikasitet”, theksoi ai.

21/03/2020 08:06 AM