Hapësirë/ ”Falcon Heavy” nis fluturimin e parë tregtar - Android

Get it on Google Play

Hapësirë/ ”Falcon Heavy” nis fluturimin e parë tregtar - Android

Kompania e eksplorimit të hapësirës ‘’SpaceX’’ kreu të enjten fluturimin e parë tregtar të raketës së rëndë ‘’Falcon Heavy’’ duke vendosur në orbitë një satelit saudit. “Falcon Heavy’ është nisur drejt hapësirës’’, pohoi ‘’Space X’’ gjatë ritransmetimit të lëshimit drejtpërdrejtë në internet, pak pas nisjes. Trajektorja duket se po shkon mirë. ”Falcon Heavy”, që u […]

Kompania e eksplorimit të hapësirës ‘’SpaceX’’ kreu të enjten fluturimin e parë tregtar të raketës së rëndë ‘’Falcon Heavy’’ duke vendosur në orbitë një satelit saudit.

“Falcon Heavy’ është nisur drejt hapësirës’’, pohoi ‘’Space X’’ gjatë ritransmetimit të lëshimit drejtpërdrejtë në internet, pak pas nisjes. Trajektorja duket se po shkon mirë.

”Falcon Heavy”, që u shkëput nga pista në Cap Canaveral (Florida) rreth orës 18:36 sipas asaj lokale vendosi sipas parashikimit satelin Arabsat-6A me një peshë rreth gjashtë ton në orbitën gjeostacionare rreth 36 000 kilometra nga Toka.

Ky operacion u krye rreth 34 minuta pas nisjes.

”Suksesi i uljes së Arabsat-6A në orbitën gjeostacionare u konfirmua në fund të misionit të parë tregtar të Falcon Heavy”, thuhej në një postim të shpejtë në Twitter të ”SpaceX”.

Objektivi i kompanisë ishte gjithashtu për të vënë në punë tre pistonat e raketës. Misioni u përmbush, dy u ulën në tokë rreth tetë minuta pas nisjes dhe i treti në mbulesën lundruese në oqeanin Atlantik të emërtuar “Of course I still love you” (angl – ”Natyrisht që ende të dua”), gati 10 minuta pas nisjes./

12/04/2019 12:41 PM