Më 11 dhjetor 2017, presidenti i SHBA-së, Donald Trump nënshkroi një urdhëresë që i hap rrugën NASA-s për përgatitjet e rikthimit të astronautëve në Hënë, e ndjekur nga misionet njerëzore drejt Marsit dhe destinacioneve të tjera.
Data më e afërt e përcaktuar nga NASA është 2024 për në Hënë dhe 2033 për në Mars, por, për ekspertët dhe industrialistët e sektorit hapësinor amerikan, 2033-shi duket mjaft i pamundur, vetëm nëse ka një angazhim kombëtar gjithëpërfshirës, si në shkallën e programit Apollo në vitet 1960, raporton ata.
”Hëna është testimi për misionin e ardhshëm në Mars. Kjo është arsyeja e udhëtimit tonë në Hënë”, tha kreu i NASA-s, Jim Bridenstine, gjatë konferencës së shtatë të ”Njerëzve në Mars”, në Uashington.
Dy ditë më vonë, gjatë një sesioni në të njëjtin vend dedikuar operacioneve në sipërfaqen e Marsit, drejtuesi i laboratorit po punon për vendbanimet e ardhshme hapësinore në qendrën ”Johnson” në Houston, i cili sqaronte se problemi nuk ishte teknologjik.
”Shumë individë duan që ne të kemi një moment Apollo, që një president të ngrihet si Kennedy dhe të marrë gjithë vendin pas tij, pohoi Robert Howard. Me këtë shtysë, ne mund të shkojmë në 2027, por nuk besoj. Me ecurinë tonë deri më tani, do të jemi me fat nëse ia dalim mbanë përpara 2037”, theksoi ai.
18/05/2019 08:43 AM
18/05/2019 04:45 PM
2014 © Aplikacionet dhe lajme për Shqipërinë