Kryeministri Ramush Haradinaj nga Uashingtoni, ku po qëndron për vizitë ka vlerësuar të arriturat e Kosovë në vigjilje të 10 vjetorit të pavarësisë. Në intervistë për RTV21 ai ka thënë se rruga deri te shpallja e pavarësisë nuk ka qenë e lehtë por edhe 10 vitet e Kosovës shtet kanë qenë mjaft sfiduese.