Qeveria e kryeministrit Ramush Haradinaj ka arsyetuar të premten 53 milionë eurot shtesë që ia ka dhënë kompanisë “Bechtel & Enka”, e cila është duke e ndërtuar autostradën nga Prishtina deri në Han të Elezit, përkatësisht në pikën e kalimit të kufirit me Maqedoninë. Dhe, po këtë ditë, kompania përfituese e ka falënderuar Ekzekutivin për aprovimin e gjithë këtyre milionave.