Kryeministri Ramush Haradinaj është kthyer në mburojë të anëtarëve të kabinetit qeveritar, ndaj të cilëve janë ngritur aktakuza ose janë duke u zhvilluar hetime. Të premten, ai ka dhënë garanci se pjesë e kabinetit qeveritar do të mbeten vartësit që kanë probleme me ligjin, përfshirë tre ministra kundër të cilëve, një ditë më parë, Prokuroria Speciale ka nisur hetime rreth dyshimeve që e përcjellin procesin e privatizimit të distribucionit të KEK-ut.