Deklarata e ambasadorit të SHBA-ve në Kosovë, Greg Delawie, lidhur me tentativën për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, në të cilën, siç transmeton Kosova Press, tha se disa nga komandantët e UÇK-së kanë kryer krime dhe duhet të përgjigjen para drejtësisë, ka ngjallur reagime të ashpra tek organizata e veteranëve të UÇK-së.