Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një letre drejtuar Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi ka kërkuar nga ai që në kuadër të mandatit të tij të angazhoj të gjithë mekanizmat për ndriçimin e plotë të vrasjeve politike gjatë dhe pas luftës, si dhe zbardhjen e secilit rast të pandriçuar të vrasjeve të profilit të lartë, qoftë politik apo ushtarak, duke ofruar përkrahjen e tij dhe të Qeverisë qoftë kadrovike apo financiare.