Fakti që një oligark shqiptar e ka fituar tenderin për mirëmbajtjen e autostradës së Shqipërisë, e për të cilën duhet paguar 5 euro, ka shkaktuar dyshime edhe për Ramush Haradinajn. Ai ka thënë për Top Channel se po të ishte në pyetje vetëm mirëmbajtja, edhe Qeveria e Kosovës do të paguante. Por, Haradinaj e ka quajtur të lartë shumën e vendosur nga Qeveria e Shqipërisë.