Ratifikimi i marrëveshjes së kufirit të Kosovës me Malin e Zi kërkon një konsensus të gjerë nga politikanët, si nga koalicioni qeverisës ashtu edhe opozita, thotë zëvendëskryeministri i Kosovës Enver Hoxhaj. Në një diskutim në Qendrën për Marrëdhëniet Transatlantike në Universitetin Johns Hopkins, Hoxhaj tha se Ballkani Perëndimor është shndërruar në një lojë shahu gjeopolitik, ku ka ndërhyrje të faktorëve të jashtëm si Rusia.