“Ti më ke borxh mua dhe po më çon selam... tash të vras si qenin” – ishte kërcënimi që babai i dy fëmijëve ia bëri personit N.R., i cili i kishte para borxh. Ai madje ia kishte drejtuar edhe armën duke i thënë se do ta vrasë. Krejt kjo ngjarje u tentua të fshihet nga familjarët e kërcënuesit, të cilët gjithashtu u dënuan nga gjykata për këtë rast. Por, asnjëri prej tyre nuk u dënua ashtu siç e parasheh Kodi Penal i Republikës së Kosovës