India “ngel në klasë”, dështon misioni për nisjen në Hënë të anijes hapësinore - Android

Get it on Google Play

India “ngel në klasë”, dështon misioni për nisjen në Hënë të anijes hapësinore - Android

 
 
India ka shtyrë misionin e saj të dytë në hënë, për shkak të asaj që agjencia hapësinore e vendit e përshkroi si një “pengesë teknike”. Misioni Chandrayaan-2 u ndërpre më pak se një orë përpara nisjes. Një zëdhënës i Organizatës për Hulumtime Hapësinore indiane, tha se një problem teknik i paspecifikuar ishte vërejtur në sistemin […]

India ka shtyrë misionin e saj të dytë në hënë, për shkak të asaj që agjencia hapësinore e vendit e përshkroi si një “pengesë teknike”.

Misioni Chandrayaan-2 u ndërpre më pak se një orë përpara nisjes.

Një zëdhënës i Organizatës për Hulumtime Hapësinore indiane, tha se një problem teknik i paspecifikuar ishte vërejtur në sistemin e nisjes së raketës.

Agjencia tha se do të njoftojë një datë të e re të nisjes.

Chandrayaan, është projektuar për të eksploruar depozitat e ujit të konfirmuara nga një mision i mëparshëm hapësinor indian.

Nëse India do të menaxhonte uljen në Hënë, do të ishte vendi i katërt që do ta bënte këtë, pas Shteteve të Bashkuara, Rusisë dhe Kinës.

Misioni i parë në Hënë nuk realizoi ulje, por bëri kërkimin e parë dhe më të detajuar për ujin atje.

15/07/2019 11:39 AM