Shkencëtarët në Indi thonë se kanë arritur të krijojnë një material 100 000 herë më të hollë se një fletë letre.
Ajo mund të përdoret për bateritë e gjeneratës së ardhshme dhe shtresat që thithin rrezet ultravjollcë.
Materiali i ri nuk e kalon trashësinë 1 nanometër.
Për të kuptuar sa është një nanometër, mjafton të kujtojmë se një fije floku e ka trashësinë 80 mijë nanometër, ndërsa diametri i përafërt i AND-së njerëzore është 2.5 nanometër.
Materiali i ri është krijuar nga Instituti Indian i Teknologjisë Gandhinagar duke përdorur magnezium diborid, një derivat i borit, i njohur për vetitë e tij superpërcjellëse.
Aftësia e këtij materiali për të përthithur rrezet ultraviolet e bën atë të gjejë përdorim të gjerë në disa fusha.
Bori si element kimik ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes së studiuesve për shkak të dendësisë së ulët, forcës së madhe mekanike dhe peshës pothuajse të papërfillshme.
Ai është superrezistent ndaj temperaturave.
Studimet për zbulimin e materialeve ekstremisht të lehta janë kthyer në pasion për shumë shkencëtarë që prej zbulimit të grafenit, një shtresë e vetme karboni, me të cilën në vitin 2010 u fitua Nobeli në Fizikë.
Përgatiti: Gazmira Sokoli
06/02/2018 11:14 AM
06/02/2018 07:49 PM
06/02/2018 09:01 PM
06/02/2018 10:21 PM
06/02/2018 10:39 PM
06/02/2018 11:11 PM
06/02/2018 01:00 PM
06/02/2018 03:30 PM
2014 © Aplikacionet dhe lajme për Shqipërinë