Të paktën 16 ”masakra të mundshme” u shmangën dhe qindra të rinj u shpëtuan nga një ”vetëvrasje e mundshme”, ishte bilanci i vitit të parë të testimit të inteligjencës artificiale, e trajnuar për të njohur rreziqet potenciale në shkollat e mesme amerikane.
Tre kompanitë që kanë vendosur këto algoritme, paguhen nga tre deri në nëntë dollarë për çdo student.
Në të gjitha rastet, inteligjenca artificiale skanon tekstet e prodhuara nga studentët duke përfshirë ato të postuara në mediat sociale dhe duke kërkuar gjurmë për qëllime të mundshme vrasëse ose vetëvrasëse.
Nëse programi gjen një dyshim, sistemi i dërgon një e-mail shkollës dhe prindërve, deri tek FBI për rastet më serioze.
Algoritmi dërgon mes 35 dhe 55 mijë alarme në ditë dhe ka zbuluar të paktën 16 kërcënime të besueshme.
“Shumë studime kanë treguar se djemtë komunikojnë përpara një akti të dhunshëm dhe e bëjnë atë në mënyrë elektronike’’, thotë një specialist kompjuterash.
25/02/2019 11:56 AM
25/02/2019 07:25 AM
25/02/2019 02:11 PM
25/02/2019 01:40 PM
2014 © Aplikacionet dhe lajme për Shqipërinë