Inteligjenca artificiale po përshpejton hapat për të studiuar fuzionin bërthamor, sipas një studimi të botuar në revistën ”Nature”, që po vijon nga bashkëpunimi i Departamentit Amerikan të Energjisë dhe universitetit ”Princeton”.
Qëllimi është studimi i një metode për të parashikuar paqendrueshmëritë e papritura të plazmës, që duhet të parandalohen për të shmangur ndërprerjet në procesin e prodhimit të energjisë.
Rezultati mund të përshpejtojë zhvillimin e prodhimit të energjisë nga bashkimi bërthamor, i cili është një burim i pastër dhe pothuajse i pashtershëm për gjenerimin e energjisë elektrike.
“Ky studim hap një kapitull të ri premtues në përpjekjen për të prodhuar energji të pakufizuar në Tokë”, tha Steve Cowley i universitetit ”Princeton”.
Ekzistojnë disa projekte dhe eksperimente që synojnë të përdorin fuzionin bërthamor për të prodhuar energji elektrike.
25/04/2019 10:43 AM
25/04/2019 07:30 PM
25/04/2019 04:40 PM
2014 © Aplikacionet dhe lajme për Shqipërinë