Njëri prej themeluesve të hershëm të “Apple”-it, Steve Wozniak, mendon se e gjithë bota një ditë duhet të ketë një monedhë të vetme, e cila të përdoret pavarësisht kufijve kombëtarë.
Ai mbështeti idenë e menaxherit të përgjithshëm të “Tuiterit”, Jack Dorsey, i cili kohët e fundit është shprehur se bitcoin mund të bëhet monedhë e përbashkët botërore.
Vetë Wozniak e ka blerë monedhën elektronike kur ajo vlente vetëm 700 dollarë, por thotë se interesi i tij nuk ishte përfitimi financiar, por teknologjia që qëndron pas bitcoin-it.
“Bitcoin është matematikisht e përcaktuar. Ka një sasi të caktuar bitcoin dhe ka një mënyrë sesi ajo shpërndahet.
Është diçka e pastër, nuk drejtohet nga një njeri apo një kompani dhe vetëm rritet e rritet.
Kjo për mua është natyrale dhe natyra është më e rëndësishme se çdo konvencion njerëzor”, ka thënë ai në një konferencë në Amsterdam.
Aktualisht janë rreth 1 000 monedha elektronike, por Wozniak thotë se bitcoin mbetet “e pastër” pasi të tjerave u është dashur të heqin dorë nga disa aspekte që e kanë bërë bitcoin atë që është sot.
“Vetëm bitcoin është ar i pastër dixhital të tjerat kanë tendencën të heqin dorë nga disa aspekte. Për shembull, të qenit totalisht e decentralizuar apo mospasja e kontrollit qendror”, thotë ai.
Vlera e bitcoin të martën ishte 7454 dollarë. (TemA TV)
06/06/2018 09:51 AM
06/06/2018 10:50 PM
06/06/2018 08:01 AM
06/06/2018 07:53 AM
06/06/2018 02:54 PM
06/06/2018 01:42 PM
06/06/2018 08:43 PM
06/06/2018 10:40 PM
2014 © Aplikacionet dhe lajme për Shqipërinë