Japoni - Përndjekësi gjurmoi dhe gjeti këngëtaren përmes reflektimit në sytë e saj - Android

Get it on Google Play

Japoni - Përndjekësi gjurmoi dhe gjeti këngëtaren përmes reflektimit në sytë e saj - Android

Një burrë japonez i akuzuar për kërcënim dhe sulm seksual ndaj një ylli të ri pop, i tha policisë se e zbuloi atë përmes reflektimit në sytë e saj në një foto, njoftojnë në mediat lokale. Burri tha se kishte identifikuar një stacion treni të reflektuar në sytë e këngëtares në një selfie që ajo […]

Një burrë japonez i akuzuar për kërcënim dhe sulm seksual ndaj një ylli të ri pop, i tha policisë se e zbuloi atë përmes reflektimit në sytë e saj në një foto, njoftojnë në mediat lokale.

Burri tha se kishte identifikuar një stacion treni të reflektuar në sytë e këngëtares në një selfie që ajo postoi në internet.

26-vjeçari atëherë priti në stacion derisa e pa viktimën e tij dhe e përcolli atë në shtëpinë e saj, tha policia.

Çështja ka nxitur debate mbi kërcënimin e kërcënimeve në internet.

I dyshuari, Hibiki Sato, akuzohet se ka ndjekur gruan në shtëpi natën e 1 shtatorit dhe e ka keqtrajtuar atë.

Pas arrestimit, ai i tha policisë se ishte një fans i madh i artistes, e cila përshkruhet si një “idhull japonez”. I dyshuari i tha policisë se pasi zmadhoi imazhin e syve të saj, ai përdori “Google Street View” për të identifikuar stacionin.

Ai gjithashtu tha se kishte studiuar videot që ajo bënte në apartamentin e saj, duke shikuar detaje të tilla si vendosja e perdeve dhe drejtimi i dritës natyrore që vinte përmes dritares për të provuar të përcaktonte saktësisht se në cilin kat jetonte.

Rasti ngre pyetje rreth rreziqeve ndaj të cilave ekspozohen pa dashje përdoruesit e mediave sociale që postojnë fotografi me rezolucion të lartë në internet duke dokumentuar jetën e tyre.

“Imazhet me rezolucion të lartë lejojnë identifikimin e detajeve dhe sa më shumë imazhe referimi të ketë nga shërbime si “Google Street View”, shanset për të gjetur vendndodhjen rriten.

Edhe detajet më të vogla mund të zbulojnë shumë informacione se ku është marrë një fotografi dhe informacione për individët në fotografi”, Eliot Higgins, themeluesi i faqes “Bellingcat”, pionier i teknikave të hetimit në internet.

BBC

10/10/2019 08:30 PM