Vetëvendosjes edhe sonte i është larguar një aktivist. Rushit Rimanishta që për shumë vite ishte pjesë e VV’së ka vendosur ta braktisë atë. Rimanishta është njeri i afërt i kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmetit, më të cilin ka edhe shumë fotografi së bashku. Rimanishta, pos njoftimit për largim nga VV ka folur edhe për mundësinë e formimit të një parie të re, kur është pyetur nga komentuesit në Facebook.