Një lajm shumë pozitiv për kosovarët ka ardhur të mërkurën nga Kuvendi i Kosovës, ku deputetët kanë ratifikuar marrëveshjen për demarkacionin e kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi - duke përmbushur njërin prej kushteve kryesore të vëna nga Bashkimi Evropian, në shkëmbim të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.