Kamera e Samsung Galaxy S20 Ultra duket se thyhet lehtë - Android

Get it on Google Play

Kamera e Samsung Galaxy S20 Ultra duket se thyhet lehtë - Android

Sipas disa përdoruesve, moduli në të cilin të katër kamerat janë të paketuara në pjesën e pasme është i ndjeshëm shumë.

Lajmet e mira që lidheshin me Galaxy S20 Ultra deri më tani kanë qenë të shumta. Dhe një nga karakteristikat e tij më të mira ishte kamera e tij, një super kamerë me përformanca të jashtëzakonshme, transmeton Telegrafi.

Po flasim për katër lentet e kamerës që janë ngjitur në pjesën e pasme të pajisjes. Ata janë vendosur në një pjesë që është vetëm disa milimetra e trashë. Dhe kjo padyshim që krijon probleme.