Kaspersky - Në 2019, viruset që marrin fjalëkalimet u rritën me 60 percent - Android

Get it on Google Play

Kaspersky - Në 2019, viruset që marrin fjalëkalimet u rritën me 60 percent - Android

Përdoruesit e prekur nga viruset që marrin fjalëkalimin janë rritur me 60% në vitin 2019. Ky është përfundimi i një studimi të Kaspersky, sipas të cilit nga 600 mijë raste të gjysmës së parë të vitti 2018, janë 940 000 rastet këtë vit. “Vjedhësit e fjalëkalimeve” ose ndryshe viruset e projektuara për mbledhjen e të […]

Përdoruesit e prekur nga viruset që marrin fjalëkalimin janë rritur me 60% në vitin 2019. Ky është përfundimi i një studimi të Kaspersky, sipas të cilit nga 600 mijë raste të gjysmës së parë të vitti 2018, janë 940 000 rastet këtë vit.

“Vjedhësit e fjalëkalimeve” ose ndryshe viruset e projektuara për mbledhjen e të dhënave digjitale të përdoruesve “janë një prej armëve më të rëndësishme në arsenalin e kriminelëve kibernetikë, për të vënë në rrezik privatësinë e përdoruesve”, thonë studiuesit në kompaninë e sigurisë kibernetike.

Ky lloj i veçantë i softuerit i vjedh të dhënat direkt nga shfletuesit dhe gjithashtu mund të dizajnohet për të vjedhur dosje të tëra si shërbimet e mesazheve.

Gjatë gjashtë muajve të fundit, Kaspersky ka zbuluar kulmet e aktivitetit për këto viruse në Evropë dhe Azi. Në shumicën e rasteve, ato kanë vënë në shënjestër përdorues në vende të tilla si Rusia, India, Brazili, Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara.

Një nga më të përhapurit, shpjegon Kaspersky, padyshim është virusi multifunksional Azorult, i zbuluar në kompjutera në mbi 25% të numrit të përgjithshëm të përdoruesve, të cilët kanë hasur një softuer të dëmshëm gjatë periudhës kur është kryer studimi.

“Njerëzit sot janë gjithnjë e më aktivë në internet dhe shpesh kërkojnë zgjidhje për shumë nga aktivitetet e tyre të përditshme – vëren Alexander Eremin, studiues për sigurinë në Kaspersky.

Kjo prirje çon në grumbullimin e gjithnjë e më shumë të dhënave nga profilet digjitale, duke i bërë përdoruesit një objektiv veçanërisht interesant për kriminelët kibernetikë: këto të dhëna, në fakt, mund të përdoren për qëllime përfitimi më vonë, në shumë mënyra.

25/07/2019 05:59 PM