Smartfoni ose pajisja juaj mund të infektohet me disa aplikacione të cilat përdoren nga hakerët për të vjedhur të dhëna, të holla dhe detaje tjera personale, transmeton lajmi.net
Sipas hulumtuesve, të rrezikuar më shumë janë smartfonët me sistem operativ Android të cilët mbesin të mbyllur dhe nuk mund të hapen më në asnjë mënyrë përveç hakerëve të cilët kanë qasje në të. Por, jo më pak të rrezikuar janë edhe përdoruesit e pajisjeve me sistem operativ iOS.
Studiuesit kanë gjetur mbi 100 aplikacione në uebfaqet e filmave pornografikë të cilat përmbajnë kode për vjedhjen e të dhënave dhe parave. Megjithatë, kjo nuk do të fillojë menjëherë pasi është në fazat e para të përgatitjes së një sulmi të madh.
Ky sulm sipas komponentëve është në fazat e para dhe mund të ndalet, por nëse nuk punohet në këtë drejtim, sulmi mund të jetë me shumë pasoja. Studiuesit këshillojnë që të mos shikoni pornografi nga smartfonët për shkak të rrezikut të madh./Lajmi.net/
29/06/2018 08:14 PM
29/06/2018 12:19 PM
29/06/2018 02:26 PM
29/06/2018 02:02 PM
2014 © Aplikacionet dhe lajme për Shqipërinë