Kina mban frymën, pritet të lëshojë në pjesën më të largët të Hënës anijen kozmike - Android

Get it on Google Play

Kina mban frymën, pritet të lëshojë në pjesën më të largët të Hënës anijen kozmike - Android

Një anije kozmike kineze pritet të bëhet objekti i parë fluturues që do të lëshohet në një pjesë të skajshme e Hënës, në një moment të rëndësishëm për eksplorimin e hapësirës njerëzore. Administrata Kombëtare e Hapësirës së Kinës (CNSA), synon që kjo pajisje të lëshohet në polin jugor, aty ku ndodhet krateri më i vjetër, më i madh dhe më i […]

Një anije kozmike kineze pritet të bëhet objekti i parë fluturues që do të lëshohet në një pjesë të skajshme e Hënës, në një moment të rëndësishëm për eksplorimin e hapësirës njerëzore.

Administrata Kombëtare e Hapësirës së Kinës (CNSA), synon që kjo pajisje të lëshohet në polin jugor, aty ku ndodhet krateri më i vjetër, më i madh dhe më i thellë i Hënës.

Sonda robotike, Chang’e 4 , bëri një fluturim eliptik rreth Hënës gjatë fundjavës dhe iu afrua sipërfaqes së saj në një largësi prej 15 kilometrash. Autoritetet kineze nuk e kanë konfirmuar kohën e saktë të lëshimit të saj, por mediet shtetërore kanë raportuar se ky operacion do të kryhet në orët e para të së enjtes.

Kjo anije kozmike më parë ka bërë fotografi të Hënës, por asnjë pajisje nuk është lëshuar në atë pjesë të sipërfaqes. Nëse misioni mbaron me sukses, ai do ta shënonte një hap të madh drejt plotësimit të ambicieve të Kinës për t’u bërë fuqi e kërkimeve hapësinore, së bashku me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusinë.

Një pengesë teknologjike e këtij misioni është se komunikimi i drejtpërdrejtë me këtë anije kozmike nga Toka është i pamundur. Sidoqoftë, komandat dhe sinjalet po dërgohen me ndihmën e një sateliti artificial që ndodhet në anën tjetër të Hënës, shkruan “The Guardian”.

Ana e largët e hënës shihet gjithashtu si një vend tërheqës për radio astronominë. Një teleskop i vendosur aty do të ishte i mbrojtur nga aktiviteti radio i njeriut, potencialisht duke e bërë atë më të ndjeshëm ndaj shpërthimeve të radios që vijnë nga dielli ose nga sinjale të zbehta nga hapësira e thellë. Chang’e 4 mban një instrument për të gjykuar “pastërtinë elektromagnetike” të lokacionit si hap të parë për të vlerësuar mundësinë e vendosjes së një teleskopi atje.

03/01/2019 08:52 AM