Kina nis satelitin për eksplorimin e anës së pazbuluar të Hënës - Android

Get it on Google Play

Kina nis satelitin për eksplorimin e anës së pazbuluar të Hënës - Android

Kina nis sot një satelit transmetues, përgjegjës për të siguruar komunikimet mes Tokës dhe një roboti të vogël, që pritet të dislokohet mbi faqen e fshehtë të Hënës gjatë vitit 2018, sipas agjencisë hapësinore kineze. ”Raketa ‘Marche-4C’ u nis rreth orës 05:28 sipas orës lokale (21:28 GMT ditën e dielë) nga baza e lëshimit të […]

Kina nis sot një satelit transmetues, përgjegjës për të siguruar komunikimet mes Tokës dhe një roboti të vogël, që pritet të dislokohet mbi faqen e fshehtë të Hënës gjatë vitit 2018, sipas agjencisë hapësinore kineze.

”Raketa ‘Marche-4C’ u nis rreth orës 05:28 sipas orës lokale (21:28 GMT ditën e dielë) nga baza e lëshimit të Xichang (jugperëndim) e cila ka në bordin e saj satelitin ‘Queqiao’, që po vijon aktualisht rrugën në hapësirë”, bëri të ditur Administrata Kombëtare Kineze e Hapësirës, raporton ata.

Në momentin e mbërritjes së robotit të telekomanduar mbi Hënë, sateliti do të poziconohet në një zonë që do t’i mundësojë shkëmbimin e informacioneve me Tokën, duke patur si pamje të drejtëpërdrejtë anën e fshehtë të Hënës.

‘’Lëshimi i këtij sateliti është një etapë e rëndësishme për Kinën në objektivin e saj për t’u renditur shteti i parë në dërgimin e një sonde e aftë për të marrë të dhëna nga Hëna dhe eksploruar faqen e fshehtë të Hënës’’, pohoi i entuziazmuar Zhang Lihua, drejtues i projektit të satelitit, cituar nga agjencia zyrtare e lajmeve, HsinHua.

Ajo është fotografuar që nga viti 1959, por nuk është eksploruar kurrë.

Kina ka investuar miliarda dollarë në programin e saj hapësinor. Vendi shpreson të ketë një stacion hapësinor me kushte të përshtatshme banimi deri në vitin 2022, si dhe të dërgojë në të ardhmen njerëz në Hënë.

21/05/2018 11:32 AM