Koha kur “Star Wars” s’është thjesht një film - Android

Get it on Google Play

Koha kur “Star Wars” s’është thjesht një film - Android

Bota po i afrohet një pike ku “Star Wars” nuk do të jetë thjesht një film dhe Pentagoni pranon se nuk është gati për një luftë hapësinore, sipas disa ekspertëve dhe politikanëve amerikanë të konsultuar nga “Politico“. Artikulli konstaton se Rusia dhe Kina janë shumë para SHBA-së në zhvillimin e kapaciteteve për të shkatërruar satelitët […]

Bota po i afrohet një pike ku “Star Wars” nuk do të jetë thjesht një film dhe Pentagoni pranon se nuk është gati për një luftë hapësinore, sipas disa ekspertëve dhe politikanëve amerikanë të konsultuar nga “Politico“.

Artikulli konstaton se Rusia dhe Kina janë shumë para SHBA-së në zhvillimin e kapaciteteve për të shkatërruar satelitët nga të cilat varet për gjithçka Ushtria Amerikane: që nga mbledhja e të dhënave të inteligjencës, deri në komandimin e bombave, raketave dhe dronëve.

Ndërkohë Pentagoni, pas disa vitesh investimi të pamjaftueshëm, ku ka injektuar  “mijëra dhe miliona dollarë”, po përpiqet të forcojë mbrojtjen e tij kundër armëve anti-raketore, të stërvitë trupat dhe të perfeksionojë mjetet për një formë të re luftimi.

“I jemi afruar një pike ku Star Wars nuk do të jetë thjesht një film”, paralajmëron Steve Isakowitz, drejtor i The Aerospace Corp, një “think tank” i financuar nga qeveria, që shërben si këshilltari kryesor i Ushtrisë në hapësirë. Në këto rrethana, SHBA nuk mund të ketë më luksin të marrë si të mirëqenë dominimin e saj, paralajmëron eksperti, shkruan Dita. 

Sipas Isakwoitz “kjo supremaci në hapësirë” i ka lejuar Uashingtonit të ketë më shumë kapacitete luftarake në botë. Megjithatë ka bërë që çdo ditë e më shumë Uashingtoni “të bëhet i varur nga hapësira dhe kundërshtarët tanë e dinë këtë”.

Jo më kot presidenti i SHBA-së Donald Trump bëri thirrje për krijimin e një forcë hapësinore: një degë ushtarake përgjegjëse për garantimin e supremacisë amerikane në hapësire (rol që tani e kryejnë Forcat Ajrore). Kështu strategjia e re Kombëtare e Trump dizenjoi për herë të parë hapësirën si interes vital dhe urdhëroi Forcat e Armatosura ta konsideronin atë si një “fushë prioritare”, kujton Politico.

Megjithatë të tjerë mendojnë se kjo nuk është e mjaftueshme. Kongresmeni Mike Roges që kryeson nënkomitetin e Forcave Strategjike të Forcave të Armatosura të Dhomës së Përfaqësuesve, parashikon që lufta në hapësirë do të ndodhë dhe çështja është: Do të ndodh në dy vitet e ardhshme, apo në 6 vitet e ardhshme?

Në këtë kuptim politikani shfaqet i shqetësuar nëse Forcat Ajrore Amerikane po i kushtojnë vëmendje të mjaftueshme hapësirës. “Thonë gjithmonë: kemi këtë, po planifikojmë këtë në të ardhmen, por kur u kërkon që t’u japin prioritet hapësirës këtë vit, thonë se nuk munden”, shpreh me keqardhje ai.

“Njerëzit duhet të kuptojnë se kur bëhet fjalë për të luftuar, sytë dhe veshët janë në hapësirë. Nuk mund të lejojmë që kundërshtarët të na nxjerrin sytë dhe veshët”, thotë kongresmeni.

Të tjerë specialistë i kërkojnë Administratës së Trump të mendojë me më shumë kujdes mbi politikën ushtarake hapësinore. Kështu, Joan Johnson Freese, profesoreshë e Sigurisë Kombëtare në “Naval War College” dyshon se hapësira mund të trajtohet si çdo zonë tjetër lufte. “Nuk mundet të kontrollohet e gjithë hapësira gjatë gjithë kohës”, thotë ajo duke shpjeguar se “thjesht fizika e hapësirës është e ndryshme nga të tjerat”.

Nga ana tjetër, Cassandra Steer Drejtoreshë Ekzekutive në Qendrën për Etikën dhe Shtetin e së Drejtës në Universitetin e Pensilvanisë paralajmëron se një konflikt i armatosur në hapësirë do të ishte katasrofik për të gjithë lojtarët duke përfshirë shtetet neutrale, aktorët tregtarë dhe shoqërinë civile ndërkombëtare” . Në këtë kuptim konsideron se sfida më e madhe do të jetë zhvillimi i një mbrojtjeje hapësinore që të mos shndërrohet në një ofensivë.

“Si do të mbrojmë pasurinë tonë hapësinore pa krijuar kushtet e duhura për një garë armësh që të çon në një luftë në hapësirë?”, pyet analisti dhe paralajmëron “të përpiqesh të dominosh hapësirën ashtu siç Shtetet e Bashkuara dominojnë vende të tjera mund të jetë një ide e keqe”.

09/04/2018 08:31 AM