Komente pedofilësh në Youtube, kompanitë e mëdha ndërpresin reklamat - Android

Get it on Google Play

Komente pedofilësh në Youtube, kompanitë e mëdha ndërpresin reklamat - Android

Një skandal që ka lidhje me praninë e komenteve me natyrë pedofile ka prekur kanalin Youtube. Gjithçka ka nisur nga një sinjalizim i Matt Watson, i cili vetë ka një kanal shumë të ndjekur në Youtube. Ai ka denoncuar një rritje eksponenciale të komenteve të shkëmbyera mes pedofilëve, poshtë videove ku shfaqeshin fëmijë. Në shumë […]

Një skandal që ka lidhje me praninë e komenteve me natyrë pedofile ka prekur kanalin Youtube. Gjithçka ka nisur nga një sinjalizim i Matt Watson, i cili vetë ka një kanal shumë të ndjekur në Youtube. Ai ka denoncuar një rritje eksponenciale të komenteve të shkëmbyera mes pedofilëve, poshtë videove ku shfaqeshin fëmijë. Në shumë prej këtyre rasteve kishte kërkesa eksplicite për të shkëmbyer material pedopornografik përmes Whatsapp-it. Kësaj i shtohen edhe të dhënat e Wired Uk, sipas të cilës janë me mijëra klikimet e videove ku fëmijët shfaqet me rroba të brendshme. Situata përkeqësohet akoma më shumë nga fakti që algoritmi i Youtube-it sugjeron video të tjera me përmbajtje analoge.

Reagimet

Siç ndodh në të tilla raste, të parat kanë reaguar kompanitë që paguajnë për publicitet para ose gjatë këtyre videove. Prodhuesi i videolojërave, Epic Gamer, dhe gjiganti i industrisë ushqimore, dr. August Oetkere, Nestle, të cilave u është bashkuar edhe kompania telefonike amerikane, AT&T dhe Hasbro, kanë njoftuar pezullimin e investimeve publicitare në platform deri në zgjidhjen e problemit. Të njëjtin vendim raportohet se ka marrë edhe Disney, por nuk e ka bërë ende publik.

Kundërmasat

Edhe Youtube është vënë në lëvizje për të zgjidhur situatën e krijuar. Fillimisht janë eliminuar 400 kanale, janë eliminuar llogari dhe fshirë komentet nën videot ku janë protagonist fëmijët. Gjithashtu, Youtube ka bërë të ditur se ua ka dorëzuar materialet autoriteteve të drejtësisë.

Precedentët

Nuk është hera e parë që Youtube përfshihet në një rast pedofilie. Në fund të nëntorit u zbulua se algoritmi i kërkimit në platformë sugjeronte materiale eksplicite të kësaj natyre. Ndërsa pak javë më parë u zbulua se në platformën YouTube Kids kishte video me përmbajtje të papërshtatshme për fëmijët. Po ashtu, një rast tjetër i disa muajve më parë përfshinte serialin vizatimor “Derrkucja Pepa”, në të cilin shfaqeshin situata të frikshme që mund të krijonin ankth te fëmijët. (TemA TV)

22/02/2019 06:55 PM