Komisioni për Demarkacionin shpejt pritet të dalë me rezultatet e gjetura për këtë çështje, pasi puna e tyre tashmë ka përfunduar. Florim Isufi, anëtar i këtij Komisioni, ka thënë për Express se tashmë raporti është kryer, derisa pritet një dakordim në mes të Shpejtim Bulliqit dhe kryeministrit për të caktuar ditën se kur të bëhet publik.