Ka filluar të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës, ku deputetët po debatojnë lidhur me arrestimin dhe deportimin e gjashtë turqve. Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, gjatë fjalës së tij në seancë, ka thënë se përgjegjësi kryesor për depërtimin e gjashtë shtetasve turq nga Kosova te Erdogani, është presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.