Koronavirusi po vazhdon të mbyllë fabrika të iPhone dhe Samsung - Android

Get it on Google Play

Koronavirusi po vazhdon të mbyllë fabrika të iPhone dhe Samsung - Android

 
 
Fabrikat e prodhimit të Samsung dhe Apple janë detyruar të mbyllen në Korenë e Jugut për shkak të përhapjes së koronavirus Covid-19, sipas raportimeve.

Prodhimi i telefonave inteligjentë u ndal në fabrikat në Gumi të Koresë së Veriut, të vendosura në një rajon ku janë konfirmuar shumica e rasteve të koronavirusit në vend, transmeton lajmi.net.

Mbyllja e Samsung do të ndikojë në prodhimin e telefonave të fundit të firmës, Galaxy Z Flip dhe Galaxy S20, megjithëse akoma nuk është e qartë nëse data e lansimit do të vonohet.

LG Innotek, e cila furnizon modulet e kamerës për iPhone, tha që do të mbyllë fabrikën e saj në Gumi deri të martën pasi që po dezinfektohet, njoftoi Reuters.

Kjo është hera e dytë në javët e fundit që Samsung po mbyllë fabrika, në një përpjekje për të parandaluar përhapjen e virusit vdekjeprurës. /Lajmi.net/

02/03/2020 03:02 PM