Kryeredaktorja e “Opinion” konfirmon largimin e Blendi Fevziut nga TV Klan - Android

Get it on Google Play

Kryeredaktorja e “Opinion” konfirmon largimin e Blendi Fevziut nga TV Klan - Android

Gazeta TemA, referuar burimeve të saj, raportoi një ditë më parë, se Blendi Fevziu është duke negociuar me Ben Blushin për të kaluar tek Top Channel. Lajmi është shpërndarë me shpejtësi dhe ka shkaktuar reagime të shumtë. Për momentin nuk ka ende asnjë konfirmim të kësaj lëvizje, por kryeredaktorja e emisionit “Opinion”, Desada Metaj, lë […]

Gazeta TemA, referuar burimeve të saj, raportoi një ditë më parë, se Blendi Fevziu është duke negociuar me Ben Blushin për të kaluar tek Top Channel.

Lajmi është shpërndarë me shpejtësi dhe ka shkaktuar reagime të shumtë.

Për momentin nuk ka ende asnjë konfirmim të kësaj lëvizje, por kryeredaktorja e emisionit “Opinion”, Desada Metaj, lë të kuptohet se Fevziu është duke u larguar nga TV Klan.

Mes shume halleve që ka ky vend, na del problem dhe ekrani ku do transmetohet emisioni “Opinion”.

Personalisht, si pjesë “10-vjeçare” e stafit, jam e bindur që nuk ka patur kurrë rëndësi logo e tv që transmeton emisionin, krahasuar kjo me produktin që shikuesit kanë ndjekur dhe do vazhdojnë të shohin në vazhdim.

Të gjithë kuriozët duhet të presin dhe pak për vendimin.

Ndërkohë që për shikuesit e rregullt te emisionit, jam e bindur se logo ku transmetohet emisioni i tyre i dashur nuk ka kurrfarë rëndësie”, shprehet ajo.(TemA)

31/05/2018 02:56 PM