Kujdes - Zbulohet një e metë në sigurinë e kamerës së Samsung-ëve - Android

Get it on Google Play

Kujdes - Zbulohet një e metë në sigurinë e kamerës së Samsung-ëve - Android

Një lëshim në fushën e sigurisë tek smartfonët që bartin sistemin operativ Android, e që lejon hakerët të infiltrojnë në kamerat e përdoruesve pa dijeninë e tyre, është vërejtur nga ekspertë të sigurisë.

Njohësit e kësaj çështjeje zbuluan dhjetëra dobësi në dy smartfonë Pixel të ndryshëm, me këta të fundit duke i lejuar hakerët të sulmojnë të dhëna pa leje, transmeton lajmi.net.

Nëpërmjet një aplikacioni mashtrues, ekipi ishte në gjendje të vjedhë të dhëna nga kamera, mikrofoni dhe vendndodhja e përdoruesit, pa dijeninë e tij.

E meta, e emërtuar si CVE-2019-2234, u zbulua nga hulumtues nga firma e sigurisë Chexmarx, që i lejon arritjen e qasjes në kamerën e pajisjes së caktuar.

“Për të kuptuar më mirë se si mund t’iu shkaktojnë rreziqe në aspektin e sigurisë kamerat e pajisjeve, Ekipi i Kërkimit të Sigurisë së Checkmarx identifikoi aplikacione që mund të kontrollojnë kamerat”, tha Checkmarx në faqen zyrtare të tyre.

Problemi është adresuar tek kompanitë gjegjëse, të cilët pritet ta rregullojnë këtë çështje në përditësimin e radhës. /Lajmi.net/

21/11/2019 12:31 PM