Kushton sa një makinë luksoze - Ja vlera e ‘super-kompjuterit’ të lançuar nga Apple - Android

Get it on Google Play

Kushton sa një makinë luksoze - Ja vlera e ‘super-kompjuterit’ të lançuar nga Apple - Android

Apple ka nxjerrë në shitje Mac Pro një ndër kompjuterët më të shtrenjtë të prodhuar ndonjëherë i cili do të kushtojë më shumë se 50,000 dollarë. Mac Pro është projektuar për profesionistë që kanë nevojë për një kompjuter pasi mund të trajtojnë ngarkesa të rënda pune, si përpunimi i grupeve të mëdha të të dhënave […]

Apple ka nxjerrë në shitje Mac Pro një ndër kompjuterët më të shtrenjtë të prodhuar ndonjëherë i cili do të kushtojë më shumë se 50,000 dollarë.

Mac Pro është projektuar për profesionistë që kanë nevojë për një kompjuter pasi mund të trajtojnë ngarkesa të rënda pune, si përpunimi i grupeve të mëdha të të dhënave ose punimi me burime të shumta të pamjeve 8K njëkohësisht.

Çmimi fillestar është 5,999 dollarë por kushton 52.199 dollarë nëse e përmirësoni plotësisht. Kushton një shtesë prej 7,000 dollarësh për të përmirësuar procesorin standard në opsionin më të fuqishëm 28-core, i cili kërkohet për azhurnimin e memories 1.5 TB me vlerë 15,000 dollarë. Ju do të shpenzoni 10,800 dollarë për të përmirësuar grafikët, 1.400 dollarë të tjerë për 4 TB të ruajtjes dhe 2,000 dollarë për një kartë Apple Afterburner.

Nëse dëshironi ekranin 32-inç Retina 5K Pro Display XDR që Apple shet për Mac Pro, duhet të paguani 4,999 dollarë të tjerë.

Apple synon redaktuesit profesionistë të videove që punojnë në industrinë e filmit dhe TV që kanë nevojë për një central elektrik për redaktimin e videove, sesa konsumatorët e përditshëm ose klientët e ndërmarrjes.(scan)

11/12/2019 11:46 AM