Ky është momenti kur 300 super makimna u rreshtuan një koleksion me vlerë më shumë se 75 milionë paund në një takim sekret.
Anëtarët e klubit “Supercar Driver” morën automjetet e tyre ekzotike në Bruntingthorpe Proving Ground, Leicestershire, për takimin e tyre të parë të sezonit.
Rreshti i parë arriti në velrë totale makinash 20 milionë dollarë, të cilat përfshinin Ferrari FXX dhe Aston Martin Vulcan, secila me vlerë më shumë se 2 milion paund, shkruan DailyMail
Makina të tjera në radhë të parë përfshinë dy Koenigsegg Ageras, me vlerë 1.2 milionë paund, dy Ferrari F50s me 750 mijë paund, një Ferrari Enzo me vlerë rreth 2 milion paund, një Bugatti Veyron 1 milion paund, Pagani Zonda F 1 milion paund dhe një Aston Martin One-77 i cili mund të arrijë në 2.5 milion paund.
Një rresht i automjeteve festoi më të mirën e inxhinierisë britanike, duke paraqitur tre Eagle E, me vlerë 500,000 pauind secila, një TVR Speed 12, Jaguar XJ220 dhe një Noble M600.
Rreshti i tretë përmbante super-makina më të shtrenjta, duke përfshirë një Porsche 918 Spyder, 1.3 milionë paund, i vetmi Farboud GT në botë që është i paçmueshëm, një Ferrari F12tdf, i cili kushton rreth 350 mijë paund dhe 599 GTO, zakonisht të shitura në rreth 275 mijë paund.
Në total, më shumë se 300 supermakina arritën në këtë event, me organizatorët e klubit “Supercar Driver” që vlerësonin se vlera e përgjithshme e flotës ishte më e madhe se 75 milion paund./lajmifundit.al
26/03/2018 05:48 PM
26/03/2018 06:03 AM
26/03/2018 07:56 AM
26/03/2018 10:25 PM
26/03/2018 09:36 AM
26/03/2018 08:05 AM
2014 © Aplikacionet dhe lajme për Shqipërinë