Ky është avioni më i madh në botë, më i gjatë se një fushë futbolli - Android

Get it on Google Play

Ky është avioni më i madh në botë, më i gjatë se një fushë futbolli - Android

Stratolaunch, avioni më i madh në botë kaloi një tjetër test të rëndësishëm dhe është një hap larg ngritjes në qiell. Gjiganti fluturues ndezi 6 motorët e tij dhe arriti të përshkojë të gjithë pistën e fluturimit në një aerodrom në Kaliforni, duke kryer të ashtuquajturën prova e taksisë, një nga testet kryesore të avionëve. […]

Stratolaunch, avioni më i madh në botë kaloi një tjetër test të rëndësishëm dhe është një hap larg ngritjes në qiell.

Gjiganti fluturues ndezi 6 motorët e tij dhe arriti të përshkojë të gjithë pistën e fluturimit në një aerodrom në Kaliforni, duke kryer të ashtuquajturën prova e taksisë, një nga testet kryesore të avionëve.

Projekti ambicioz është vepër e miliarderi amerikan Paul Allen, bashkëthemeluesi i Microsoftit. Stratolaunch ka një gjatësi krahësh rreth 117 metra, më e madhe se një fushë futbolli, duke i marrë vendin e parë një tjetër gjiganti të qiellit, prodhimit rus Antonov An-225.

Stratolaunch është i aftë të lëshojë objekte, çka është edhe funksioni kryesor për të cilin do të shërbejë, për lëshimin e satelitëve dhe më pas në një të ardhme anijeve të vogla hapësinore për dashamirësit e hapësirës.

Avioni më i madh në botë pritet të ngrihet në fluturim në vitin 2019./Tv Klan

24/12/2017 06:15 PM