Lidhja Demokratike e Kosovës ka adresuar akuza të rënda në drejtim të Qeverisë 'Haradinaj'. Ky subjekt politik po thotë se qeveria aktuale u bë pas shumë negociatave me sekser. Në një reagim për media, LDK e kritikon Kryeministrin edhe për numrin e madh të zëvendësministrave. Derisa akuza edhe më të rënda ka pasur për buxhetin i cili nuk u votua ditë më parë në Kuvend.