Sipas raportit, modaliteti i errët është në dispozicion për versionin 74 të Google Chrome për Android, i cili mund të shkarkohet nga ‘Play Store’ ose ‘APK Mirror’, transmeton lajmi.net.
Kur të aktivizohet, modaliteti i errët mund ta kthejë ekranin në errësirë, duke ndryshuar tekstin në të bardhë. Kjo veçori është e dobishme në ruajtjen e jetës së baterisë.
Dhe së fundi, Google po ndërmerr hapa për të parandaluar sulmet kibernetike (MiTM). Kjo veçori e re do të aktivizohet duke filluar në qershor të këtij viti, njoftoi Google në blogun e saj të sigurisë.
Më parë, shfletuesi i kompanisë nuk ishte në gjendje të dallonte nëse uebfaqja përbënte ndonjë rrezik për të dhënat private të përdoruesve të tij. /Lajmi.net/
23/04/2019 06:22 AM
23/04/2019 06:25 PM
23/04/2019 11:51 AM
2014 © Aplikacionet dhe lajme për Shqipërinë