Lamtumirë roje plazhi, vjen droni që të shpëton nga mbytja - Android

Get it on Google Play

Lamtumirë roje plazhi, vjen droni që të shpëton nga mbytja - Android

Teknologjia zëvendëson edhe rojet e plazhit. Dronë të vegjël do të ngrihen nga plazhet dhe do t’u hedhin mjete shpëtimi personave që gjenden në rrezik mbytjeje në det. Pas testimeve të para, përdorimi i dronëve në këtë fushë po përhapet me shpejtësi. Në Itali, projektet e para do të prezantohen në nëntor në Sea Drone […]

Teknologjia zëvendëson edhe rojet e plazhit. Dronë të vegjël do të ngrihen nga plazhet dhe do t’u hedhin mjete shpëtimi personave që gjenden në rrezik mbytjeje në det.

Pas testimeve të para, përdorimi i dronëve në këtë fushë po përhapet me shpejtësi.

Në Itali, projektet e para do të prezantohen në nëntor në Sea Drone Tech Summit 2018, kongresi që i dedikohet përdorimit të dronëve dhe robotëve mbi dhe nën ujë.

Një version më i madh i dronit shpëtimtar do të jetë i pajisur me një gomone  që fryhet, e cila do të përdoret në rast të mbytjes së mjeteve lundruese. (TemA TV)

01/08/2018 12:03 PM