Iniciuesi i arritjes së konsensusit politik për ratifikimin e Demarkacionit, Fatmir Limaj, thotë se pasi u arrit Marrëveshja mes Kosovës e Malit të Zi, demarkacioni duhet të dalë sa më shpejt për votim në Kuvend, në mënyrë që kjo çështje të mbyllet, ndërsa të hapen kufijtë evropianë për Kosovën.