Lirohet energjia elektrike, qytetarët më s’i paguajnë faturat e banorëve të Veriut - Android

Get it on Google Play

Lirohet energjia elektrike, qytetarët më s’i paguajnë faturat e banorëve të Veriut - Android

Faturat e energjisë elektrike të muajit dhjetor do të vijnë më të lira për rreth 3,5%. KEDS-i, KOSTT-i dhe KESCO janë udhëzuar nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë që kostoja e furnizimit me energji elektrike për katër komunat e veriut të Kosovës të mos mbulohen më përmes tarifave përfundimtare. Heqja e kësaj kostoje nga tarifat nënkupton që qytetarët do të paguajnë rreth 3,5 për qind më lirë tarifat e energjisë elektrike, përkatësisht për aq do të ulen faturat e energjisë.

30/11/2017 05:24 PM