Në Lojërat Olimpike të Tokyo-2020 do të përdoret një sistem për njohjen faciale shumë të shpejtë për 300 000 atletë, anëtarë të personelit dhe gazetarë, një iniciativë e prezantuar si e pazakontë në historinë e Lojërave Olimpike që synon përmirësimin e sigurisë dhe efikasitetit.
Ky sistem, i prezantuar sot në Tokio, do të vendoset në hyrje të 43 qendrave të kompeticionit, të zonës olimpike dhe qendrave të shtypit, por nuk do të aplikohet për spektatorët.
“Është hera e parë që njohja faciale do të përdoret për të gjithë personat e akredituar në të gjitha qendrat”, theksoi Tsuyoshi Iwashita, zyrtar për sigurinë e Lojërave Olimpike, në një konferencë shtypi.
“Bëhet fjalë për riforcimin e sigurisë dhe lehtësimin e lëvizjeve mes vendeve të ndryshme, që do zhvillohen në mbarë megapolin japonez”, shtoi ai.
“‘Njohja faciale, që konsiston në konfirmimin e identitetit duke krahasuar fytyrën e përdoruesit me foton e paravendosur në çipin e mjetit të identifikimit, do të shmangë të gjitha ‘hyrjet e rreme’ nëpërmjet një karte të vjedhur apo të falsifikuar’”, nënvizoi grupi japonez i pajisjeve komjuterike dhe telekomunikacionit NEC, që ka krijuar teknologjinë.
“Do të duhen vetëm 0,3 sekonda për sistemin për të proceduar verifikimin, një shpejtësi e pazakontë në botë”, theksoi Masaaki Suganuma, zëvendëspresident i kompanisë.
Sipas testeve të kryera, njohja faciale do të mundësojë kryerjen e kontrolleve 2,5 herë më shpejt se procedurat klasike duke kufizuar barkodet dhe kontrollet vizuale, në fuqi gjatë Lojërave Olimpike të mëparshme.
07/08/2018 12:26 PM
07/08/2018 04:44 PM
07/08/2018 02:06 PM
07/08/2018 05:13 PM
07/08/2018 12:56 AM
07/08/2018 03:02 PM
2014 © Aplikacionet dhe lajme për Shqipërinë