Lulëzon tregu i internetit në Shqipëri - Numri i abonentëve arrin në 428 mijë - Android

Get it on Google Play

Lulëzon tregu i internetit në Shqipëri - Numri i abonentëve arrin në 428 mijë - Android

Numri abonentëve të internetit në Shqipëri u rrit me ritme dyshifore edhe për vitin 2019. Sipas të dhënave nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, numri i abonentëve të internetit me linja fikse, në fund të vitiit të kaluar arriti në mbi 428 mijë. Numri i abonentëve u rrit me 18.5% krahasuar me vitin 2018. […]

Numri abonentëve të internetit në Shqipëri u rrit me ritme dyshifore edhe për vitin 2019. Sipas të dhënave nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, numri i abonentëve të internetit me linja fikse, në fund të vitiit të kaluar arriti në mbi 428 mijë. Numri i abonentëve u rrit me 18.5% krahasuar me vitin 2018. Në numër, bëhet fjalë për 67 mijë abonentë interneti më shumë.

Pjesa më e madhe e abonentëve të internetit e shfrytëzojnë lidhjen për të marrë më shumë se një shërbim komunikimi, duke përfshirë edhe telefoninë fikse dhe televizionin.

Numri i abonentëve që marrin të paktën dy prej këtyre shërbimeve njëkohësisht ka arritur në 273 mijë, në rritje vjetore me afro 22%. Prej tyre, 110 mijë abonentë marrin njëherësh tre shërbime përmes një lidhjeje të vetme.

Në vitet e fundit, konkurrenca në tregun e internetit me linja fikse është rritur, duke sjellë më shumë investime në infrastrukturën e rrjetit dhe më shumë alternativa zgjedhjeje për konsumatorët.

Operatori më i madh i telefonisë celulare tashmë është në prag të hyrjes në tregun e shërbimeve nga rrjetet fikse, përmes blerjes së Abcom. Kjo blerje pritet të sjellë edhe më shumë konkurrencë në shërbimet fikse, ku Albtelecom ngelet ende operatori më i madh, me 31% të numrit të përgjithshëm të abonentëve.

12/03/2020 11:57 AM