Menjëherë pas firmosjes së marrëveshjes së marrëveshjes mes dy qeverive në Pejë, ka nisur zbatimi I njërës prej tyre.
Sicc bën të ditur AKEP, Kryetari i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare të Republikës së Shqipërisë, Z.Ilir Zela ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me kreun e Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare të Republikës së Kosovës, Z.Kreshnik Gashi, në të cilën është mirëpritur marrëveshja e qeverive të dy shteteve tona për heqjen e tarifës roaming për qytetarët e Shqipërisë dhe Kosovës.
Dy drjetuesit e Autoriteteve Rregullatore të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, e kanë cilësuar marrëveshjen ndërqeveritare, si një vendim që shkon në drejtim të frymës që Bashkimi Europian po promovon për rajonin tonë që të hiqen barrierat ndaj qytetarëve.
Ky vullnet u theksua edhe gjatë vizitës që zhvilloi në Tiranë, Komisionerja e BE-së për Ekonominë Digjitale, Mariya Gabriel.
AKEP dhe ARKEP mirëpresin zgjerimin e kësaj marrëveshje edhe me shtetet e tjera të rajonit, si dhe me vendet e Bashkimit Europian, dhe do të bashkëpunojnë ngushtësisht në kuadër të BEREC në përmbushje të Axhendës Digjitale për Ballkanin Perëndimor të udhehequr nga Komisionerja Gabriel.
27/11/2018 04:05 PM
27/11/2018 11:51 AM
27/11/2018 01:24 PM
2014 © Aplikacionet dhe lajme për Shqipërinë