Mashtrimet në WhatsApp për bonuest e ditës së verës / Institucionet apelojnë - Nuk ofrohen shpërblime për ditën e verës - Android

Get it on Google Play

Mashtrimet në WhatsApp për bonuest e ditës së verës / Institucionet apelojnë - Nuk ofrohen shpërblime për ditën e verës - Android

Megjithë masat e shumta që kompania WhatsApp ndërmerr herë pas here për të penguar lajmet e rreme që përcillen nga përdorues të ndryshëm, sërish janë shënuar raste të reja. Përsëri, qytetarët kanë denoncuar disa raste ku persona anonim përpiqen që të krijojnë dhe shpërndajnë mesazhe false në emër të disa bankave të njohura në vend […]

Megjithë masat e shumta që kompania WhatsApp ndërmerr herë pas here për të penguar lajmet e rreme që përcillen nga përdorues të ndryshëm, sërish janë shënuar raste të reja.

Përsëri, qytetarët kanë denoncuar disa raste ku persona anonim përpiqen që të krijojnë dhe shpërndajnë mesazhe false në emër të disa bankave të njohura në vend duke sajuar lajme se po shpërndahen bonuse dhe duhet të vrapojnënëpër sportele të tërhqin paratë.

Specifikohet që bëhet fjalë vetëm për lajme të rreme dhe asgjë nuk është e vërtetë.

Referuar denoncimeve të mbërritura, mesazhi është përcjellë më shumë se pesë herë fillimisht nga burime anonime dhe më pas ka qarkulluar në platformë duke u bërë virale.

Specialistët kibernetikë, apelojnë qytetarët që të tregohen vigjilentë në momentin që marrin një mesazh të tillë duke e fshirë menjëherë.

Ky është një nga mesazhet që po qarkullon me shpejtësi:

“Jeta doja të jepja nje ℹ Ti vete s’perfiton gje nga ky urdher, por të pakten do ndjesh kënaqësinë e të informuarit personat qe ti do për te perfituar kete shume.

Të gjithë ata persona qe Kane femije deri në 10 vjec, kane mundesi të terheqin nje dhurat nga qeveria për Ditë Vere me shumen 5000 leke te reja. 

Duke paraqitur nje certifikat personale te femijes dhe nje familjare, por me vule të njome jo nga e-albania. Kjo eshte e vlefshme deri me 14 Mars, dmth çdo kush mund të shkoj qe sot për t’a terhequr! ?”.

12/03/2021 08:00 AM